MISIONI YNË!

 

Në zemër të çdo gjëje që bëjmë qëndron pasioni ynë për të treguar histori. Misioni ynë është të kapim emocionet e vërteta, të krijojmë kujtime të paharrueshme dhe të kthejmë momentet e çastit në kujtime që zgjasin përgjithmonë. Qoftë përmes objektivit të kamerës, një kornize filmike apo një vizioni kreativ — synimi ynë është të lidhim, të frymëzojmë dhe të lëmë një gjurmë të bukur.


Besojmë tek autenticiteti, tek bukuria e momenteve të natyrshme dhe fuqia e punës në ekip. Çdo projekt është një mundësi për të krijuar diçka me kuptim — së bashku me ju.

 

1 / 3

PYETJET MË TË SHPESHTA

nëse dasma Është jashtË shtetit, a hyn shpenzimet në Çmim ?

Nëse dasma bëhet jashtë shtetit, shpenzimet si: rruga,biletat apo akomodimi në hotel duhet të mbulohen nga ana e organizatorit të dasmës.

1 / 3

PYETJET MË TË SHPESHTA

A E CAKTON ÇIFTI VENDIN SE KU DO REALIZOHET FOTOSESIONI ?

Si zakonisht ne pyesim çiftin a i pëlqen më shumë fotot në stilin urban apo foto në natyrë, dhe në bazë të kësaj ne sugjerojmë disa lokacione, edhe çiftet mund të sugjerojnë për preferencat e tyre.

1 / 3

PYETJET MË TË SHPESHTA

ÇFARË NDODH NËSE BIJE SHI DITËN E FOTOSESIONIT ?

Fotosesionet në përgjithësi realizohen sezonin e verës dhe gjasat për të rënë shi janë të vogla, por nëse ndodh që moti përkeqësohet, fotosesioni shtyhet për një ditë tjetër kur moti të jetë në favorin tonë.

1 / 3

 

RRETH NESH

Që nga viti 2019, kompania jonë është bërë pjesë e momenteve më të rëndësishme në jetën e shumë çifteve – duke dokumentuar me kujdes dhe profesionalizëm çdo detaj të ditës së tyre të veçantë.

Jemi një ekip profesionistësh të pasionuar pas artit të fotografisë dhe videografisë, me përvojë të gjerë dhe një stil që bashkon estetikën moderne me ndjeshmërinë e vërtetë.

Ne ofrojmë shërbime të plota për çiftet që kërkojnë më shumë se thjesht kujtime – ne krijojmë histori vizuale që zgjasin një jetë.

Çdo dasmë është unike, dhe ne e trajtojmë me përkushtimin dhe vëmendjen që meriton. Me ne, nuk po rezervoni vetëm një shërbim – por një përvojë që do t’ju mbetet gjithmonë në zemër.